Google ADS

Hoxhaj reagon pas dorëheqjes së Zoran Zaevit

12:03 | 1 Nëntor 2021
V. S.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Hoxhaj në facebook ka thënë se dorëheqja e Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së si dhe për Perëndimin.

“Dorëheqja e Zoran Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin! Kam bashkëpunuar me qeveri të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por nga bashkëpunimi me të dua të ngre lartë arritjet e tij historike! Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme