Google ADS

Ky pritet të jetë zëvendësuesi i Nuno Espirito Santos te Tottenham

11:32 | 1 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Gjatë mëngjesit të së hënës, drejtuesit e Tottenham Hotspur vendosën të shkarkojnë Nuno Espirito Santon nga pozita e trajnerit.

Njëra nga shkaqet kryesore të këtij vendimi ishte edhe humbja në fundjavë kundër Manchester United në shtëpi me rezultat 3-0.

E siç raporton SkySports Italia, zëvendësuesi i tij te skuadra angleze pritet të jetë Antonio Conte.

Sipas tyre, Conte do të jetë gjatë së hënës në Angli për të filluar bisedimet me Tottenham për të marrë drejtimin e skuadrës.

Tekniku Italian është nuk është duke menaxhuar ndonjë skuadër që prej se Interi e shkarkoi në përfundim të edicionit të kaluar.

Ndërsa në të kaluarën kishte pasur përvoj edhe në Premier League pasi kishte menaxhuar Chelsean në një periudhë 2-vjeçare, nga viti 2016 deri në vitin 2018./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme