Me votat kundër të partive opozitare, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar rekomandimin e deputetes Jeta Statovci, që t’i dërgohet përgjigje Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me vendimin për pagesën e rrymës nga ana e Qeverisë për qytetarët në veri.
E rekomandimin e ka mbrojtur vete deputetja e VV-së, Jeta Statovci.
“Përgjigjet trajtojnë tri aspektet e ngritura fillimisht nëse kjo çështje është dashtë të trajtohet nga ne”.
Por deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se rekomandimet e Kuvendit kanë prodhuar pasojë juridike.
“Rekomandimet e Kuvendit, kanë prodhuar pasoja juridike dhe për këtë arsyeje Gjykatë Kushtetuese është drejtuar Kuvendit se a janë shterur procedurat ligjore për marrjen e këtij vendimi. Për pagesën e rrymës në veri shihet qartë se nuk është proceduar në të gjitha komisionet”.
Edhe deputetët e AAK-së Pal Lekaj e ai i LDK-së, Avdullah Hoti, thanë se kanë hyrë në punë që nuk ju takojnë.
“Ne nuk e kemi trajtuar, ne si kuvend kemi hyrë aty ku s’duhet mirëpo është gjykata kushtetuese që merr vendim”, vlerësoj Lekaj.
“Kush jemi të japim përgjigje dhe të vlerësojmë përgjigjen e KOSTT-it që i ka dhënë Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoti./arbresh.info/
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor
Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurv...