Sulmuesi i Salzburg në Bundesligën austriake, Karim Adeyemi, është një nga senzacionet e futbollit evropian këtë sezon.
Shumë skuadra të njohura evropiane kanë shprehur interesim për të fituar shërbimet e yllit të ri.
Një nga to është edhe PSG, e cila është tejet e interesuar për sulmuesin gjerman pasi po shihet si zëvendësuesi ideal i Kylian Mbappes që pritet të largohet verën e ardhshme drejt Real Madrid.
Adeyemi ka shënuar 14 gola në 20 ndeshje deri tash këtë sezon dhe niveli i tij i lartë i lojës ka rënë në sy të Real Madrid, Bayern Munchen e Borussia Dortmund gjithashtu, me këta të fundit të cilët janë të gatshëm të bëjnë një sforcim ekonomin vetëm për të siguruar shërbimet e tij.
Këtë të diel, drejtori sportive i verdhezinjëve, Michael Zorc nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të “rrëmbyer” yllin e Salzburg.
“Nuk është sekret që ai është një lojtar i mirë. Por kjo është gjithçka që mund t’iu them sot”, është shprehur Zorc.
Blerja e Adeyemi është paraqitur si mundësi e mirë edhe për Bayernin, ku sipas “Sport1”, skuadra bavareze janë të gatshëm të ofrojnë shuma të larta për shërbimet e tij.
Sulmuesi gjerman ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2024, por Borussia Dormtund tashmë ka filluar të punojë për të nënshkruar me të që në verën e ardhshme./Arbresh.Info
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...