Google ADS

Ridvan Berisha propozon pagë për nënat e pa puna që shoqërojnë fëmijët për në shkollë

09:29 | 1 Nëntor 2021
V. S.

Gazetari Ridvan Berisha, ka bërë një propozim për Qeverinë e Kosovës.

Përmes një postimi në facebook, Berisha ka shkruar se duke parë që nënat janë ato që kujdesen më shumë për fëmijët atëherë sipas tij do të duhej që nënat e pa puna që shoqërojnë fëmijët për në shkollë, të janë të përfshihen në pagesën minimale të shtetit, raporton arbresh.info

Postimi i plotë:

Përshëndetje

Mjesi zyrtare te larte, ministra te Qeverise se Republikës se Kosovës!

I sprovuar me realitetin e çdoditshëm nga kujdesi për fëmijët ne shkolle, duke vërejtur qe shumica qe i sjellin çdo mjes fëmijët ne shkollat fillore janë kryesisht Nena te papuna, propozoj qe këto Nena te përfshihen ne pagën minimale te shtetit. Propozimi është për Nenat qe shoqërojnë, kujdesen tere kohen ne shkolle e shtëpi për fëmijët deri ne klasën e V-te. Tashti për këtë duhet natyrisht se te behet një analize, se sa mund te ketë ky propozim implikim ne buxhetin e vitit 2022!

Jam ne dijeni se shteti nuk duhet t’i falënderoje prindërit qe kujdesen për fëmijët e tyre por ky propozim besoj se korrespondon me kontekstin tone social shoqëror.

Propozimi nuk bazohet ne referenca personale sepse unë dhe gruaja jemi ne marrëdhënie pune dhe çështja e dyte është se ky propozim nuk ka motivacion politik për një fakt te thjesht, nuk jam ne politikë bërje ne pushtet ose opozite qe ta përdori këtë propozim për hambar elektoral!

Uroj ta trajtoni ketë ide!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme