Edhe pse u transferua si lojtar i lirë këtë verë, Sergio Ramos ende nuk ka bërë debutimin me PSG në Ligue 1.
Situata është duke shkuar aq keq për mbrojtësin, saqë PSG nuk po përjashton mundësinë e shkëputjes së kontratës me ish-kapitenin e Real Madrid.
Ramos ka mbetur jashtë fushave tash e sa kohë për shkak të një lëndimi, i cili e ka mbajtuar atë jashtë që nga 5 maji, në humbjen 2-0 të Real Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysëmfinales së “Champions League” ndaj Chelseat.
Sipas “Le Parisien”, për të ndërprerë kontratën e Ramos, PSG do të duhet të arrijë një marrëveshje me qendërmbrojtësin spanjoll, marrëveshje kjo e cila skadon në vitin 2023.
Por, çfarë në fakt ka thënë PSG mbi situatën e Ramos.
Për sa i përket asaj që PSG ka thënë zyrtarisht për lojtarin, ata janë shprehur optimist mbi këtë çështje. Ata gjithmonë kanë thënë se shpresojnë se ai mund të kthehet së shpejti.
“Ne e dimë se Ramos ka pasur një lëndim”, tha Leonardo pas fitores 2-1 të PSG ndaj Lille të premten.
“Shtypi spanjoll po luan lojëra, të gjithë e denim se ai kishte një problem. Ne e dimë se çfarë po ndodh këtu”, përfundoi ai./Arbresh.info
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...