Çështjet që Xavi duhet të zgjidhë pasi të marrë drejtimin e Barcelonës

09:11 | 1 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës pritet të marrë drejtimin e klubit katalanas në një periudhë kur skuadra po përballet me vështirësi të shumta financiare dhe rezultate të dobëta në fushë.

Kur Xavi Hernandez të marrë drejtimin e blaugranëve, ai do të gjejë një skuadër krejtësishtë ndryshe nga ajo kur u largua në vitin 2015.

Ai u largua pas një sezoni të bujshëm, ku në fund fituan edhe tripletën e dytë në histori për klubin.

Që nga ajo periudhë, Leo Messi është larguar, janë ndërruar shumë trajnerë dhe financat e skuadrës kanë rënë ndjeshëm.

Joan Laporta gjithashtu president i rikthyer në krye të skuadrës, me një mision të vështirë për ta rikthyer Barcelonën në lavdinë e dikurshme.

Çështje e besimit

Gjatë fushatës elektorale të Joan Laportas për zgjedhjen e Presidentit të Barcelonës, ai kishte bërë shaka me planet e mëhershme të klubit të cilat e shfaqnin Xavin si trajnerin e ardhshëm të skuadrës, madje ai e konsideroi mesfushorin, person jo adekuat për të udhëhequr skuadrën.

Në vend të kësaj, ai vendosi të mbante Ronald Koeman në krye gjatë verën, në pamundësi për të arritur ndonjë nga objektivat e skuadrës.

“Ne kemi nevojë për një trajner me më shumë përvojë”, tha Laporta në shkurt për Xavi-n, duke sugjeruar se ai duhet të marrë drejtimin e Barcelonës B fillimisht.

Megjithatë, pasi shkarkoi përfundmisht Koeman, Laporta po kthehet sërish në fjalët e shumë tifozëve.

Kjo e vendos Xavi-n në një situatë potencialisht të ndërlikuar, sepse ai nuk është njeriu i Laportës, thjeshtë opsioni më i mirë në këtë pikë për të udhëhequr skuadrën përpara.

“Shokë të vjetër”

Xavi ndoshta, në një botë ideale, dëshira e tij me e madhe do të ishte të mos vinte në një skuadës të Barcelonës ku do t’i duhet të drejtonte ish-shokët e tij të skuadrës. Mardhënia që ka pasur me ta do të ishte ndryshonte tërësisht kur të jetë shefi i tyre.

Për t’i bërë gjërat edhe më të vështira, kapitenët e klubit janë subjekt i një prej debateve më të mëdha rreth klubit.

Pavarësisht se Gerard Pique, Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Jordi Alba do të ishin të dobishëm për klubit, përformancat e tyre këtë sezon nuk kanë qenë aq të forta sa të përputhen me statuset dhe pagat, edhe pas uljes së tyre për shkak të problemeve për klubin.

Pique ishte në formë tejet të dobët së fundmi nga Luis Rioja në barazimin 1-1 me Alaves të shtunën, ndërsa Busquets mund të “kapërcehet” në fushë. Roberto është objektivi i vërshëllimave nga një “Camp Nou” i frustruar, ndërsa dobësitë mbrojtëse të Alabas mund të shfrytëzohen edhe pse janë të zëvendësueshme.

Pritje të mëdha

Tifozët e Barcelonës ka të ngjarë t’i japin Xavi-t kohë dhe liri të mjaftueshmë veprimi për të rikthyer situatën e mëparshme të cilët momentalisht e shohin veten në vendin e nëntë në LaLiga duke luftuar gjithashtu për kualifikim në grupin e tyre të “Champions League”.

Tifozët e kuptojnë se skuadra ëshë e dobët dhe të rinjtë do të duhet të “gjakosen” dhe të zhvillohen për të mbushur boshllëqet, dhe se lojtari më i madh në histori të klubit, Lionel Messi nuk është me pranë për t’i nxjerrë nga gropat.

Megjithatë, rryma e fshehtë e emocioneve rreth Xavi-t është tërhequr gjithmonë drejtë idesë se ai do të jetë shpëtimtari i klubit.

Jo vetëm që do të pritet që ai të aplikoj futboll të cilën tifozët do të kënaqen duke e parë, por përfundimisht ai do të pritet të arrijë madhështinë, siç bëri Pep Guardiola.

Në rritje

Zhvillimi i lojtarëve të rinjë te Barcelonë nën drejtimin e Koeman është vënë në pikëpyetje në media. Nuk ka dyshim se tekniku holandez u ka dhënë mundësinë shumë lojtarëve të rinjë nga “La Masia”, por nëse ata kanë përparuar apo jo është një pikpyetje tjetër.

Për çdo Pedri, është një Riqui Puig, të cili mezi iu dha një shans. Frenkie de Jong është një lojtar i tillë, të cilit pavarëishtë se u transferua nga Ajax, është barrë e rënë të bartë mbi supe mesfushën e blaugranëve, dhe ai do të ketë më së shumti nevojë për një trajneri që mund ta ndihmojë atë të bëhet një nga mesfushorët me të mirë në botë.

Ansu Fati është një tjetër lojtar, i shpallur si një “shpëtimtar”, por ai sapo ka mbushur 19 vjeç dhe duhet të lejohet të rritet si lojtar, në vend që t’i kërkohet të prodhojë kontribute fituese çdo ndeshje.

Xavi duhet t’i ndihmojë këta lojtarë në rrugëtimin e tyre dhe për shkak të problemeve financiare në klub, do të jetë i obliguar t’i shfrytëzoj për të sfiduar triumfin në trofe./Arbresh.info

Të ngjashme