Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një deklaratë të fortë sot në “Rrethi Katror”.
Sipas tij, ekonominë shqiptare e mbajnë në këmbë djemtë që janë në Londër të Anglisë dhe jo shqiptarët që punojnë në vend.
Ai gjithashtu tha se një nga kokat e Anglisë është një shqiptar nga Fieri, duke mos e përmenduar emrin e tij.
“Ekonominë shqiptare e mbajnë çunat e Londrës. 1 mln e 700 mijë vedeta janë andej. Dërgojnë mbi 10 mijë euro në muaj dhe 14 mld euro në vit baras me GDP e vendit tonë. Çunat kanë korruptuar edhe policinë italiane edhe atë angleze. Një nga kokat e Anglisë është një djalë nga Fieri, por nuk dua të përmend emra”, tha Cako./tch/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...