Milani në epërsi ndaj Romës falë super golit  të Ibrahimovic, mbyllet pjesa e parë

21:40 | 31 Tetor 2021
KRG

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit italian, Roma – Milan, i vlefshëm për xhiron e 11-të në Seria A.

“Rossonerët” janë në epërsi me rezultat minimal 0 – 1, ku dominuan plotësisht për plotë 45 minuta, shkruan lajmi.net.

Ishte sulmuesi 40-vjeçar Zlatan Ibrahimovic, që shënoi golin e vetëm nga gjuajtja e lirë, që ishte gol i mrekullueshëm për t’u parë i cili erdhi në minutën e  26-të.

Për më shumë shikoni golin :Video

Ndërkohë, Milan shënoi edhe një tjetër gol mahnitës përmes Rafael Leao që kaloi edhe portierin, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndërkohë, Roma në këtë pjesë nuk kishte ndonjë rast të rrezikshëm që vlen të ceket.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë, rezultoi të jetë 0 – 1.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme