Me 40 vite mbi supe, por Zlatan Ibrahimoviç nuk e çon ndërmend tërheqjen nga futbolli. Sulmuesi suedez është në vitin e fundit të kontratës me Milanin dhe deri tani nuk ka marrë asnjë sinjal rinovimi nga kuqezinjtë, edhe për shkak të problemeve të shumta fizike.
Megjithatë te Milani ose jo, sulmuesi nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe e ka bërë të qartë këtë në një intervistë për “Telefoot”, se kuqezinjtë mund të mos jenë klubi i fundit në të cilin do të luajë futboll.
“Nuk jam i sigurt nëse Milani do të jetë kubi i fundit ku do të luaj, pasi dua të qëndroj në fushë sa më gjatë të mundem. Nëse te Milani nuk duan të më mbajnë më dhe unë ndjeje se mund të vijoj, natyrisht që do të firmos me një tjetër klub. Aktualisht me kuqezinjtë kam një rol, përgjegjësi dhe mundësi të madhe për të treguar lidershipin tim, gjë që më pëlqen shumë, pasi është hera e parë që ndihem në të tilla kushte”, deklaroi suedezi./SS/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte