Periudha e vjeljes së rrushit në Rahovec, krijojnë një atmosferë tejet të mirë e ku shoqërohet me shumë aktivitete përcjellëse, të cilat janë të frymëzuara nga rrushi i këtij rajoni e që kultivohet me shumë dashuri, shkruan arbresh.info.
Gëzim Durguti, fermerë dhe pronarë i pesë hektarë tokë me vreshta për arbresh.info na tregon fillimin e vjeljes se rrushit dhe përfundimit.
“Vjelja e rrushit fillon në fillim të tetorit dhe përfundon në fund të nëntorit, dhe i gjithë rrushi shkon sipas klasës, pasi që nuk është e njëjtë, disa vjelët ma herët dhe rrushi i verës që vjelët më vonë”, tha ai.
Durguti tregon me nostalgji historinë e familjes së tij e punën që ai e bënë për vite me radhë.
“Kjo për neve është pasion, në Rahovec me jetu e me i thanë dikujt që skam vreshta është pak absurde. E kjo në familjen tonë është me dekada që nuk di as unë vetë me të tregu. Na i posedojmë pesë hektarë për momentin, edhe pse ka shumë vështirësi, ne kemi vullnet me e punu”, tha ai.
Durguti tregon se këtu kultivohet rrushi i verës dhe rrushi i tryezës, të cilët përdorën për raki dhe verë.
“Ky rrush është rrush kabarne thirret është rrush i verës, një nga më të mirët”.
E rrushi i tryezës i njohur më shumë për raki ka disa cilësi të cilat Durguti i përmend për ne.
“Është rrush tryze, muskat italian, është një varietet shumë i mirë. Periudha e vjeljes së këtij rrushi ka qenë këto dy javët e para të tetorit dhe varet nga territori ku është i mbjellë. Në vendet më të larta është vjelë më herët sepse është pjekur më herët, e këto vendet që janë poshtë si ne tash është koha tash. Ky rrush përveç kësaj nuk mund me pas, mundet me kanë më i gjelbër pak. Nga ky rrush mund të bëhet vera, rakia, reçeli. Ajo çka është me rendësi është se me këtë lloj të rrushit nuk paguhet me ba rakin sepse është shumë i shtrejt, pasi që kilja e këtij në Pazar apo diku me ble është 0.80 cent, ose 0.90 cent, ndërsa fermerët që e marojnë verën nuk kanë llogari prej këtij rrushi me maru verë”, tha ai.
E një nga punëtorët të cilët ishin duke bërë vjeljen e rrushit Isuf Krasniqi për arbresh.info tha se ai me këtë punë mban familjen dhe se e punon për 10 vite.
“Me vjeljen e rrushit merremi qe 10 vite, po më pëlqen kjo që e bëjë. Për me mbajt familjen merr më shumë me bujqësi. Kur vjelët rrushi është sukses i joni sepse kur të ndahen të kënaqur pronarët me vjelje edhe ne jemi të kënaqur”, tha ai.
Për të vjelë rrushin në këto vreshta duhet të ketë një fuqi punëtore e që sipas Durgutit në këtë kohë është bërë problem pasi që të rinjtë më nuk janë të interesuar të bëjnë këtë punë.
“Me punëtorë është pak problem tash sepse shumica e të rinjve ka ikur jashtë, por që duhet të ballafaqohemi me patjetër, sepse rrushin nuk mund me nejt, sot këtu janë duke punuar 18 punëtorë. “Unë si fermerë kur kam dërguar në Mal të Zi rrush kam pasur përfitime shumë më të mëdha ndërsa ktu në Kosovë jo, dhe nuk po i bëjë fajtorë asnjë, se vetëm vjeljën me ba edhe kitën kjo sasi e hanë, sepse sot unë i kam 18 punëtorë dhe më së shumti që munden me i vjel janë 8 mijë killa, ndërkaq secili nga ta ditën e kanë 30 euro”, tha ai.
E një gjë tjetër që ndikon në këtë kohë pa dyshim që është edhe moti jo i përshtatshëm.
“Prishja e kohës pengon shumë pasi që esenca është tek podrumet që marrin, sepse nuk janë të gjitha ato që marrin rrushin, me dashtë e merr me dashtë se merr nuk e ka obligim”, tha ai.
Mungesa e përkrahjes institucionale vërehet edhe në Rahovec.
Durguti tha se nuk kanë përkrahje nga komuna e as Ministria e Bujqësisë, dhe se kërkesa e tij ishte që bujqësia të përkrahet jo vetëm më fjalë por edhe me vepra.
“Përkrahje nga komuna nuk kemi aqë shumë, pasi që subvencionet asnjë njeri nuk e di saktë a do ti marr apo jo të gjithë jemi tu jetu si në ajër. Kërkesa ime si fermerë është pak ma shumë përkrahje për bujqësi jo vetëm nëpër media por me punë” , tha ai.
Kujtojmë që vjelja e rrushit në Rahovec për çdo vit përcjellët edhe me festën e vjeljes “HardhFest”, që organizohet që nga viti 2001./S.D/arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...