Ministria e Kulturës: Suksesi i filmit “Zgjoi” po shkruan një histori të re, tani edhe në Spanjë

13:14 | 31 Tetor 2021
Arbresh.info

Filmi “Zgjoi”  që tregon historinë e grave të Krushës e që refuzojnë t’i dorëzohen luftës dhe marin në dorë fatin e jetës së tyre me punën që e krijojnë për veten dhe fëmijët, tani është duke garurar edhe në edicionin e 66-të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë.

Kështu ka bërë të ditur edhe Ministria e Kulturës, nëpërmjet një postimi në facebook, duke treguar po ashtu se Blerta Basholli dhe Yllka Gashi po inspirojnë shoqërinë tonë me punën e tyre, shkruan arbresh.info.

Postimi i plotë:

“Zgjoi” fiton dy çmime të reja, kësaj radhe në Spanjë

Në kinematografinë kosovare po shkruhet histori e re.

Filmi “Zgjoi” nga Blerta Basholli mori dy çmimet kryesore në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë.

Yllka Gashi është zgjedhur aktorja më e mirë ndërsa “Zgjoi” ka fituar çmimin “Fundos”.

Filmi që tregon historinë e vërtetë të grave të Krushës të cilat refuzojnë t’i dorëzohen tragjedisë së luftës, por marrin në dorë fatin e jetës së tyre dhe me punën e tyre krijojnë një jetë të re për veten dhe familjet, tashmë po i prezentohet gjithë botës.

Storja e tyre po tregohet nga dy gra që po na bëjnë krenarë të gjithëve. Regjistorja Blerta Bashollidhe Yllka Gashi që po inspirojnë shoqërinë tonë me punën e tyre.

Shumë urime dhe suksese tutje!” /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme