Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit për votim.
Sipas PK, i arrestuari në Aeroportin Adem Jashari në bashkëpunim me persona tjerë ka dërguar të tentoje kopje të dokumenteve personale të personave tjerë për votim.
“ANP Adem Jashari (NN) 29.10.2021 – 19:15. Pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se së bashku edhe me persona tjerë ka tentuar të dërgojnë kopje të dokumenteve personale të personave të ndryshëm dhe një listë me emra dhe mbiemra të personave të cilët jetojnë jashtë vendit (votues nga diaspora). Lidhur me rastin, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?