Mbante lëndë narkotike, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

08:43 | 31 Tetor 2021
V. S.

Një person është arrestuar në Ferizaj.

Arsyeja e arrestimit ishte mbajtja e lëndëve narkotike të cilat ju gjeten në veturën e tij pas kontrollit nga Policia e Kosovës.

Në raportin e Policisë bëhet i ditur se i dyshuari është liruar më procedurë të rregullt, raporton arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Rr. UÇK, Ferizaj (NN) 29.10.2021 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet policore kanë ndaluar veturën me të cilën ishte duke udhëtuar, gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një qese dhe tri cigare të mbështjella me substancë që dyshohet të jetë marihuanë në peshë 3.33 gramë, një mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës. Me vendim  të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme