Një person ka raportuar për Policinë e Kosovës, se përderisa kishte qenë në orar të punës, ishte sulmuar nga dy persona të tjerë e të cilët kishin qenë vëllezër.
Pasi e kanë sulmuar viktimën, të njëjtit kishin ikur në drejtim të pa njohur.
Viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor, dhe prokurori kujdestar ka lëshuar urdhërarrest për dy vëllezërit.
Njoftimi nga Poilica:
“LEPOSAVIQ 29.10.2021 – 23:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në hapësirat e përgatitjes së ushqimit të shpejtë në Leposaviq është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj (vëllezër) kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Leposaviq dhe më pas është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë veriore për tretman të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë, mirëpo deri me tani te dyshuarit gjenden në arrati.”/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?