Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh ka mbrojtur idenë e tij se sanksionet e reja që SHBA-ja zbaton ndaj individëve dhe kompanive iraniane janë “një tregues i qasjes kontradiktore të Shtëpisë së Bardhë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Khatibzadeh në një deklaratë të tij të publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme iraniane dënoi zbatimin e sanksioneve nga administrata e SHBA-së ndaj programeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Ushtrisë së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe ndaj 4 personave dhe 2 kompanive që mbështesin Forcat Quds.
“Hapat e ndërmarrë janë një vazhdimësi e politikës së dështuar të presionit maksimal të Trumpit dhe nuk do të arrijnë qëllimin e tyre”, tha Khatibzadeh i cili shtoi se “Sanksionet e reja janë një tregues i qasjes kontradiktore të Shtëpisë së Bardhë. Një qeveri e cila dëshiron të rikthehet në sanksione dhe që vazhdon mënyrat e Trumpit, jep mesazhin se ajo nuk është e besueshme”.
Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Thesarit tha se individët dhe organizatat që kanë lidhje me programin e Iranit për dronët janë vendosur në listën e sanksioneve nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC).
Më tej thuhet se dy kompani dhe 4 persona përfshirë edhe Saeed Aghajani, komandantin e dronëve në Forcat Ajrore të Gardës Revolucionare janë vendosur në listën e sanksioneve për shkak se kanë siguruar mbështetje kritike për programet e dronëve të Gardës Revolucionare dhe për Forcat Quds.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?