Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar deklaratat e fundit nga Qeveria e Kosovës në lidhje me rritjen ekonomike në vend.
E për këtë, Ahmeti thotë se Qeveria nuk po mundet të vendos se cilin drejtim ekonomik të e ndjek.
Ai shkruan:
“Rritja ekonomike tek ne ka ndodhur sepse qytetarët kanë shpresë e mendojnë të ardhmen më të mirë se të tashmen dhe më shumë preferojnë të shpenzojnë sesa të kursejnë.” thotë qeveria. E saktë në teorinë ekonomike. Konsumi rrit kërkesën agregate dhe rritet ekonomia. Ky togfjalësh i preferuar nga ekonomisti Keynes qëndron në çdo teori ekonomike.
Mirëpo në paragrafin e radhës qeveria thotë se parashikimet e rritjes së çmimeve janë ogurzeza. Kjo është totalisht në kundërshtim me çdo teori ekonomike e në kundërshtim edhe me paragrafin e parë.
Sic thotë edhe ekonomisti im i preferuar Keynes në librin e tij për punësimin, paranë dhe kamaten –
Nje situate në të cilën rritja e kërkesës agregate e rrit koston e parasë dhe çmimet rriten në proporcion me shtimin e kërkesës, përdersia prodhimi mbetet konstant, quhet nga Keynesi i vetmi INFLACION I Vërtetë
Kur qytetarët shpenzojnë më shumë dhe
Prodhimi mbetet i njejtë ose zvogëlohet (pandemia)
Çmimet skanë si mos të rriten (sic shihet nga numrat)
Keynes ngritjen e çmimeve në raste të tilla e quan kundërshtarin më të madh të zhvillimeve të shoqërisë.
Ashtu sic propozon politika ekspansionare në kohë krizash, ai propozon shok politika kontraksionare në raste të tilla si te ne sot.
Apo me e thene ne stilin e tij – Me procesin e vazhdueshëm të inflacionit, qeveritë mund të konfiskojnë fshehurazi dhe të pavërejtur, një pjesë të pasurisë së qytetarëve.
Për më shumë e ka një pjesë shkëlqyese të shembullit të Rusisë e Leninit në ambient të tillë. Fajësimi i tregtarëve parashikohet nga Keynes si pasojë e pashmangshme.
Qeveria nuk po mundet me vendos se cilin drejtim po e ndjek. Të Keynesit me intervenim, të liberalëve pa intervenim apo të konstatimit pozitiv të çdo gjëje pozitiv e fajësimit për çdo gjë negative. Ekonomia nuk është aq e thjeshtë.
Rritja ekonomike është lajm shumë i mirë por në kombinim me rritjen enorme të çmimeve transferon kursimet nga qytetarët tek qeveria dhe i zvogëlon ato në përgjithësi, zvogëlon krijimin e kapitalit shtetëror, dhe bizneset i bën armiq edhe pse më pak të pasur se më herët, ndërsa mirëqenien në periudhën afatmesme e zvogëlon.
Në fund për krejt përkrahësit pa rezerve të qeverisë, dhe kundërshtarët pa pardon të qeverisë – shteti është i joni, jo i qeverisë, ekonomia është e jona dhe jo e qeverisë dhe buxheti është i joni e jo i qeverisë. Diskutimet ekonomike na përkasin të gjithëve. Përkrahja pa mendim dhe kundërshtimi me çdo çmim nuk na rrisin mirëqenien – përkundrazi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...