Google ADS

Vitia pasi viziton Matin 1, premton se do të lidhë rrugën B me A

19:24 | 30 Tetor 2021
Arbresh.info

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, këtë të shtune ka vizituar lagjen “Mati 1” në kryeqytet.

Vitia thotë se banorët e kësaj lagje kanë mjaft çështje të cilat i preokupojnë.

Ai premtoi se do ta bëjë ndërlidhjen mes rrugës B dhe rrugës A, projekt ky që sipas tij do të nis në vitin 2022.

Postimi i plotë i tij:

Banorët e Matit l, kanë mjaft çështje të cilat ata i preokupojnë.

Në bashkëbisedimet tona, diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të rrugës B si dhe ndërlidhjen me rrugën A e cila me qeverisjen tonë do të fillojë në vitin 2022.

Numri në rritje i banorëve ka krijuar nevojën e domosdoshme për:

✅Ndërtimin edhe të një shkolle për nxënësit fillor dhe ata të ciklit të mesëm të ulët;

✅ Shtimin e kapaciteteve në Qendrën e Mjekësisë familjare në Mati l;

✅ Punimet në rrugën “Muharrem Fejza” do të përfundojnë duke mos lejuar tej zgjatje të mëtutjeshme të rregullimit final të saj;

✅Shtigje të vrapimit dhe një park të madh do t’ia shtojmë kësaj lagje ?‍♀️?

✅Krijimin e tregut të lagjes, për ta bërë lagjen më të jetueshme sipas edhe potencialitetit të saj.

Bashkërisht do t’i japim strukturën e merituar Matit I dhe infrastrukturën e domosdoshme për të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme