Google ADS

Muzeu i Rahovecit ku ngërthehet kultura e lashtë dhe historiku i qytetit

14:01 | 30 Tetor 2021
L G

Muzeu i qytetit të Rahovecit , “Ali Hasku”, brenda vetës mban eksponate të ndryshme të cilat akoma ruhen dhe trashëgohen brez pas brezi, shkruan arbresh.info.

I vendosur në qendër të qytetit të Rahovecit, në vete ngërthen një kulturë të lashtë, e më të hyrë në këtë muze mund të shohësh disa nga fotografitë e vendosura në muret e këtij muzeu e në dyshemenë e saj të renditura njëra pas tjetrës artefaktet të cilat janë gjetur kryesisht në këtë rrethinë.

Se çka mban ky muze nga afër ka treguar konsulentja për monumente historike dhe kulturore Besarta Sheu.

“Muzeu i Rahovecit përmban disa artefakte të cilat mund ti shihni, e ku disa nga artefaktet i ka sjell përgjegjësi i mëhershëm Kadri Durguti”, shpjegoi Shehu.

Tutje ajo shpjegoi fotografit e vendosura në mure të cilat janë tregues i lart i historisë së Rahovecit, e deri tek mjetet e tjera të punës, enët e bukës etj.

“Këto fotografi janë disa prej shtëpive të vjetra të Rahovecit, pra ato tradicionalet”, tha ajo.

Pa dyshim që në këtë muze nuk ka se si të mungojë edhe libri i bërë për vite nga festivali ‘Hardh fest”, ku janë bërë gjurmët e këngëtareve të cilët kanë marr pjesë në këtë festival.

Edhe pse të pakta në numër këto artefakte, Shehu tha se ata çka janë përpiqen ti ruajnë dhe ti tregojnë tek të gjithë ata që duan ta njohin historinë e Rahovecit.

Pa dyshim që vizitat në këtë muze mund të ndihmojnë të gjithë ata të shohin se si është jetuar kohë më parë dhe se sa me dashuri kanë punuar dhe jetuar të parët tanë./S.D/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme