Google ADS

Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vrasjen e 26-vjeçarit nga Mitrovica

12:46 | 30 Tetor 2021
A. B.

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit nga Mitrovica.

Dyshohet se viktima u ther me thikë për vdekje nga dy persona, shkruan portali arbresh.info

Këto detaje shtesë për arbresh.info i dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se rasti ende po vazhdon të hetohet.

“Rreth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion se në rrugën Artim Jashari pas një zënke-mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima: A .M. 26 vjeçar, lëndimet dyshohet të i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. I lënduari -viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është transportuar në QKUK- ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Nga veprimeve të deritanishme hetimore, hetuesit policor kanë identifikuar identitetin e dy personave të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, familjarë të viktimës kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:16 në varrezat e qytetit në Shipol. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Therret me thikë një person, vdes në QKUK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme