Agjencitë e inteligjencës amerikane thonë se mund të mos jenë kurrë në gjendje të identifikojnë origjinën e Covid-19, por ata kanë arritur në përfundimin se ai nuk është krijuar si një armë biologjike.
Në një vlerësim të përditësuar se ku filloi virusi, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA, tha se një transmetin nga kafsha te njeriu dhe rrjedhja laboratorike janë dy hipotezat më të besueshmë mbi përhapjen e koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, nuk ka asnjë informacion të mjaftueshëm për të arritur në këtë përfundim.
Në anën tjetër Kina ka kritikuar raportin.
Gjetjet u publikuan në një raport të deklasifikuar, i cili është një përditësim i një rishikimi 90-ditor që administrata e Presidentit Joe Biden publikoi në gusht.
Ai tha se komuniteti i inteligjencës mbetet i ndarë për origjinën më të mundshme të virusit. Katër agjenci vlerësuan me “besim të ulët” se kishte origjinën nga një kafshë e infektuar ose një virus i lidhur.
Por një agjenci tha se kishte “besim të moderuar” se infeksioni i parë njerëzor ka shumë të ngjarë të ishte rezultat i një aksidenti laboratorik, ndoshta duke përfshirë eksperimentimin ose trajtimin e kafshëve nga Instituti i Virologjisë Ëuhan.
Autoritetet kineze i lidhën rastet e hershme të Covid-19 me një treg ushqimesh deti në Ëuhan, duke i shtyrë shkencëtarët të teorizojnë se virusi fillimisht kaloi te njerëzit nga kafshët.
Megjithatë, në fillim të këtij viti, rapotet e mediave amerikane sugjeruan prova në rritje se virusi mund të kishte rrjedhur nga laboratory.
Në maj, Presidenti Biden urdhëroi zyrtarët e inteligjencës të hetojnë origjinën e virusit, duke përfshirë teorinë e rrjedhjes së laboratorit, e cila është hedhur poshtë nga Kina.
Duke iu përgjigjur raportit të inteligjencës, ambasada kineze në Uashington tha në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters: “Lëvizjet e SHBA-së për t’u mbështetur në aparatin e saj të inteligjencës në vend të shkencëtarëve për të gjurmuar origjinën e Covid-19 është një farsë e plotë politike”.
Rreth 240 milionë raste të Covid-19 janë konfirmuar në mbarë botën, ndërsa më shumë se 4.9 milionë njërëz kanë humbur jetën./bbc/arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...