Google ADS

Arrestohen pesë persona, dyshohet se organizuan skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

08:46 | 30 Tetor 2021
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

“Me datën 29.10.2021 rreth orës 21:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion inteligjent, se në një lokal në rrugën ‘’Liman Reka ’ në Ferizaj dyshohet se disa persona janë duke zhvilluar aktivitet joligjorë- duke luajtur bixhoz. Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj menjëherë ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kane lokalizuar lokalizon e dyshuar, ku aty kanë hasur pesë (5) persona duke luajtur bixhoz”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore duke bërë fotografi si dëshmi materiale, të një numri të letrave që janë përdorur për bixhoz, po ashtu fletore që të dyshuarit ishin duke e përdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjshme.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, shkruan arbresh.info.

Pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, personat me inicialet N.S 50 vjeçar , F.A 27 vjeçar, B.R 44 vjeçar, P.Z 25 vjeçar dhe S.J 40 të gjithë meshkuj, kosovarë janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme