Është kërkesë që Asociacioni të jetë temë kryesore në takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi, por Qeveria e Kosovës duhet të ketë disa çështje parasysh para se të pranoj këtë kërkesë të Serbisë.
Qeveria e Kosovës nuk duhet të diskutoj për Asociacionin përtej vendimit me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ky duhet të jetë mesazhi i parë që Kryeministri Kurti duhet të ketë parasysh, thotë gazetari Zekirja Shabani.
“Kërcënimi i përfaqësuesve të Listës Serbe me tërheqje nga institucionet është presion ndaj qeverisë së Kosovës për ta bërë temë diskutimi në Bruksel formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Duke qenë se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është një prej kërkesave thelbësor të Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, themelimi i tij në formën si e kërkon Serbia, me kompetenca ekzekutive do t’i jepte fund sovranitetit të shtetit të Kosovës mbi veriun. Qeveria e Kosovës nuk duhet të diskutoj për Asociacionin përtej vendimit me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka vlerësuar Shabani në një prononcim për Arbresh.info.
Për dallim nga Shabani, për njohësin e çështjeve politik në vende, Nexhmedin Spahiu kushti që Kosova duhet të qetë në tavolinën e diskutimit në këmbim të Asociacionit duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia.
“ Do të ishte mirë që Qeveria e Kosovës paralel me çështjen e Asociacionit ta shtrojë temën e njohjes së Kosovës nga Serbia. Nëse Serbia nuk do që ta diskutoj këtë çështje atëherë s’ka pse diskutohet më tej. Duhet të diskutohet për Asociacionin, por në fund duhet të thuhet se Asociacioni do të hyjë në fuqi kur Serbia ta njeh Kosovën. Të gjithë po kërkojnë që Kosova ta bëjë një kompromis por ai duhet të jetë çmim jo-gjerësi për njohjen e Kosovës. Të gjithë ata opinionistë në Kosovë dhe politikanë të Kosovës që kërkojnë se duhet të bëhet Asociacioni pa e marrë në të njëjtën kohë njohjen e Kosovës nga Serbia janë tradhtarë të kombit. S’ka pse Asociacioni të krijohet pa u marr njëkohësisht njohja e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Spahiu për arbresh.info.
Se një çështje e tillë rreziko ndarjen e Kosovës, e thotë Blerim Burjani, njohës i çështjeve politike.
“Kjo qeveri nuk do te pranoje qe te dialoghet për asociacionin qe është dëmshme pre shtatin e Kosovës dhënë hap drejt ndarjes se Kosovës dhe de funksionalizimit te shtetit”, ka përfunduar Burjani.
Zërat për këtë kërkesë të palës serbe i ka forcuar edhe më shumë drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.
Petkoviq gjatë takimit më ambasadorin rusë ka deklaruar se Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit dhe në takimin e ardhshëm në Bruksel do të kërkojë hapa konkretë në këtë drejtim.
“Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit dhe në takimin e ardhshëm në Bruksel do të kërkojë hapa konkretë në këtë drejtim. Dialogu i Brukselit aktualisht është peng i mosgatishmërisë së Prishtinës për ta zbatuar atë deri më tani, dhe para se gjithash, detyrimin e marrë për të formuar ASK-në”, citohet t’i ketë thënë Petkoviq ambasadorit rus.
Karshi këtyre deklaratave, ka reaguar Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani e quajti Serbinë kancer të Evropës, ndërsa tha se ajo bashkë me Rusinë po e rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional, por edhe stabilitetin në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e në shumë shtete tjera.
Lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Osmani tha “nuk është interes i yni që të krijojmë diçka kundërkushtetutës apo ndonjë prelud tjetër të shtetit serb”, tha Osmani./V.Selimi/Arbresh.info/
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...