Ngjarjet kryesore të planifikuara për sot

07:41 | 30 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve të cilat u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 10:00)

Bëhet përurimi i projektit “PUMPTRACK”, të realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren. (Hapësirat e Qendrës Sportive në Prizren, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA në mbështetje të Fondacionit Jahjaga dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, përmbyllin aktivitetet e shënimit të muajit të kancerit të gjirit, përmes një instalacioni në objektin e Qeverisë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, do të realizojnë vizita të ndryshme në këtë komunë.

Agjendën e aktiviteteve:
16:00 – Tubim në fshatin Piranë (në oborrin e shkollës fillore “Dy Dëshmorët”)
17:00 – Tubim me gra (në platon e Kino Evropës)
18:00 – Tubim në Lagjen e Trimave (Tusus – në oborrin e shkollës fillore “Fadil Hisari”)
19:00 – Tubim në lagjen Arbanë (Terreni sportiv në shkollën fillore “Ibrahim Fehmiu”)
20:00 – Festivali Ndërkombëtar Zgjimi me Art (Hamami Gazi Mehmet Pasha)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme