Në fundjavë pritet të ketë mot kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit ftohtë e me ngrica dhe mjegull në ultësira. E nga java e ardhshme pritet mot i ndryshueshëm me mundësi edhe për reshje shiu.
Dy ditëve të fundit të tetorit mbetet mot i qëndrueshëm, me kthjellime e diell, por me mëngjese të ftohta e me ngricë, e në ultësira me kushte për mjegull.
Ditën e hënë vransirat shtohen, e më vonë në mbrëmje me mundësi edhe për reshje lokale shiu, që vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës. E pasditen e së martës do të mbajë mot më i butë e me kthjellime. Ditën e mërkurë sërish pritet shtim i vransirave, e në pjesën e dytë të javës me mundësi edhe për të reshura shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e gjatë periudhave të qetësisë do të kaloj edhe në vlera të dobëta.
30.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e në vise të ulëta me kushte për mjegull apo mjegullinë.
31.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me diell.
1.11 – Në mëngjes ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave. Paradite kryesisht me diell, e gjatë ditës vransirat do të shtohen, e në mbrëmje më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.
2.11 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Pasdite më butë e me erë, vransirat shpërndahen e priten edhe kthjellime.
3.11 – Kryesisht me vransira, e vonë në mbrëmje priten reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 0C, e të martën shënojnë rritje deri në 5C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 14C e 16C, me një rritje ditën e martë deri në 18C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 2-8m/s, të martën me hove edhe deri në 16m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht në rënie, edhe nën vlera normale ditën e martë.
Policia shqiptoi 2 mijë e 135 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Arrestohet një person në Klinë për vrasje në tentativë
Përfshihet nga zjarri një vilë në Podujevë
Vodhi pije alkoolike në një market në Lipjan, arrestohet i d...
Krijimi i shtetit bektashi, Rama: Është në harmoni të plotë ...
Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Liban shënojnë nisjen e nj...