Një person i moshës 84 vjeçare ka ndërruar jetë pas lëndimeve që kishte marrë në aksidentin që kishte ndodhur në rrugën magjsitrale Gjilan-Ferizaj më 16 tetor.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Ferizajt njofton se personi N.U ka ndërruar jetë sonte rreth orës 21:00 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan arbresh.info.
“Sot me datën 29.10.2021 në ora 21:00 jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës , se këmbësori N.U , si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë .
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, bënë të ditru se i kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin .
Ndërsa, drejtuesi i automjetit atë ditë, me 16.10.2021 me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë të rregullt hetimore.
Ndryshe, më 16.tetor rreth orës 15:55 në rrugën magjsitrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Bibaj në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një këmbësor.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve me drejtuesin me inicialet M.B i moshës 32 vjeçar, ishte duke lëvizur në rrugën magjsitrale Gjilan-Ferizaj dhe posa arrinë në fshatin Bibaj, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicilaet N.U (M/K) i moshës 84 vjecar , i cili po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.
Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, lëndime të rënda trupore kishte pësuar këmbësori 84 vjecar , i cili për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje./arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...