Reperi kosovar, Feronit Shabani- FERO bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, që dyshohet që kanë sulmuar sot në studion e tij producentin Jetmir Agaj, janë vet dorëzuar në polici.
Arbresh.info mëson se Fero dhe truproja i tij janë vet dorëzuar rreth orës 19: 50 në stacionin e Policisë së Kosovës në Fushë Kosovë.
“Pas dorëzimit të tyre tek autoritetet e ndjekjes, ata janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin e Jugut në Prishtinë”, bënë të ditur burime brenda policisë.
Ndryshe, gjatë ditës është raportuar se Fero dhe truproja e tij kanë sulmuar producentin Jetmir Agaj dhe se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi./arbresh.info/
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...