Kanë vazhduar përplasjet mes mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, dhe prokurores së Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë.
Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në konferencën për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së këtë herë ishte shumë e ashpër me ZPS-në, duke kërkuar dorëzimin e dosjes e materialeve tjera, shkruan arbresh.info.
Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, pati ankesa të shumta rreth Ai ka folur në zvarritjes që po bën Prokuroria për dorëzimin e dosjes paraprake dhe dëshmive e materialeve.
“Prokuroria po thonë se do të vazhdojnë me hetime deri në një të ardhme të paparashikueshme. Kjo do thotë që derisa ata vazhdojnë të kryejnë punën e tyre, çfarë po ndodhë. Duhet të merret njëfarë vendimi për përfundimin e hetimit. Rregulla 47 ka të bëj me hetimin e një të akuzuari. Pra pse të hetohet diçka për të cilën nuk ka akuzë. Mendoj që duhet të urdhërohet prokuroria që gjithçka që s’ka të bëj me çështjen të përfundojë hetimin këtu dhe tani. Çfarë duhet të hetohet më tej. Këto nuk mund të shihen ndryshe si dëm ndaj të akuzuarve. Duhet të kryhet kjo punë tani dhe jo të pritet edhe gjashtë javë tjera për të parë se çfarë provash mbështesin çfarë akuzash. Ka shumë gjëra që dëgjoj për herë të parë në këtë çështje dhe kjo është njëra nga to”, tha Keohe.
Avokati i Thaçit tha se ZPS ka futur në listën e dëshmitarëve njërin nga 20 personat e vdekur që ka në listë.
“Kemi 20 të vdekur në atë listë, dhe një prej tyre është listuar se do të jap dëshmi të drejtpërdrejtë këtu. Nuk e di se si do të ndodhë kjo këtu”, tha ai.
Ndryshe, aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Thaçi dhe të tjerët po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë nga nëntori i vitit 2020./arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...