Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Ferizajt ka arrestuar një person 20 vjeçar, i cili kërkohej nga Gjykata Themelore në Ferizaj pasi ishte i dënuar për sulm.
Sipas njoftimit të policisë, personi është arrestuar në shtëpinë e tij në Kaçanik, shkruan arbresh.info
“Stacioni policor në Kacanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që pasditen e sotme të arrestojë një person në shtëpinë e tij, me inicialet L.T (M/K) i moshës 20 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ”Sulm”, me dënim burgimi prej tridhjetëpesë (35) ditëve”, thuhet në njoftim.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...