Ka nisur seanca e tetë për ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë duke ndjekur seancën përmes videolidhjes, derisa prezentë në sallën e Gjykatës Speciale janë avokatët dhe përfaqësuesit e të akuzuarve.
Në paraqitjet e tyre të para para gjykatës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu ngarkohen.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte, derisa në këtë seancë do të shqyrtohet çështja dhe gjendja e hetimeve nga ZPS-ja dhe mbrojtja.
Seanca ka filluar 45 minuta me vonesë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...