Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit Sh.A., në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria njofton opinionin se me datë 17 prill 2021, rreth orës 12 e 40 minuta në brendi të Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri tek konflikti fizik, ku së pari i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, ndërkaq i pandehuri Sh.A., nxjerr revolen dhe e godet viktimën i cili ndërron jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Si pasojë e të shtënave të të pandehurit janë plagosur edhe i dëmtuari L.F., si dhe kalimtari i rastit A.A.,.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...