Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale.
Sipas njoftimit për media mbledhja ku do të bëhet certifikimi do të mbahet sot në ora 16:30, shkruan arbresh.info
“Ju njoftoj se sot (e premte, 29 tetor, ora 16:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Kujtojmë se nga zgjedhjet e 17 tetorit 21 komuna do të shkojnë në balotazh, ndërsa zgjedhjet të raundit të dytë për kryetar komunash do të mbahen më 14 nëntor. /arbresh.info/
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...