MSh u bën thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19

14:45 | 29 Tetor 2021
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.

Këtë ftesë për vaksinim e ka bërë të ditur MSh, përmes një komunikate me shkrim të dërguar për media.

Tutje kjo Ministri ka shtuar se ata që nuk janë të vaksinuar nuk kanë arsye për të hezituar, kur ekzistojnë të gjitha mundësitë për tu pajisur me këtë dozë të vaksinës kundër Covid-19 shpejtë dhe lehtë, shkruan arbresh.info.

“Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Situata epidemiologjike, relativisht e qetë nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozë e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe imunitetit të plotë.

Për më tepër, ata që ende nuk janë vaksinuar, nuk kanë arsye për të hezituar, kur ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’u vaksinuar shpejt, lehtë dhe me vaksina të sigurta.

Të dhënat e raportuara nga shumë shtete, tregojnë për rritje të ndjeshme të rasteve të COVID-19 këtyre ditëve gjithandej, sidomos në shtetet e rajonit.

Prandaj, me qëllim të mbajtjes së situatës së qetë epidemiologjike në vendin tonë, ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimin e ngarkesës së sistemit tonë shëndetësor, në këtë kohë kur mund të shfaqen edhe raste të gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 pa asnjë hezitim.” /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme