Mbahet mbledhja Komemorative për të ndjerën Burbuqe Berisha

14:20 | 29 Tetor 2021
Arbresh.info

Sot është mbajtur mbledhja Komemorative për regjisoren Burbuqe Berisha, në teatrin Kombëtar të Koosvës.

Atë e përkujtuan kolegët me të cilët bashkëpunoi, regjisorët, aktorët dhe personalitete nga jeta publike e politike e vendit tonë, kështu u bë e ditur nga Ministria e Kulturës përmes njën postimi në facebook.

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, në emër të ministrisë mori pjesë në komemoracion dhe para të pranishmëve ndër të tjera tha:

“Burbuqja ka qenë një prej luftëtarëve të mëdha për të drejtat e përbashkëta dhe vlerave të shoqërisë tonë. Kontribuuese e denjë në zhvillimin e institucioneve tona të kulturës, një prej shtytësve të rëndësishëm në zhvillimin e edukimit dhe pedagogjisë së profilit teatror, Komuniteti artistik kosovar, ka humbur një njeri të shkëlqyer dhe të papërsëritshëm. Ajo do të kujtohet dhe të përmendet përherë” tha ajo.

Për nder të saj folën edhe bashkëpunëtorët dhe kolegët, regjisoret Zana Hoxha, Arbëresha Grabovci-Nixha, dhe Bardha Kelmendi, të cilat treguan për përvojat, profesionalizmin, energjinë dhe dashurinë e Burbuqe Berishës për krijimtarinë, regjinë dhe filmin.

Ilir Tafa nga AAB, kujtoi afërsinë dhe pozitivetin që e karakterizonte regjisoren e ndjerë.

Ndërsa, motra e të ndjerës Trëndelina Berisha, falënderoi të gjithë ata që u kujdesën dhe bashkëpunuan me regjisoren.

Burbuqe Berisha, vdiq më 27 tetor 2021, në moshën 51 vjeçare. Ajo kishte një karrierë të bujshme dhe la pas vetes trashëgimi të madhe të krijimtarisë artistike me filma të zhanreve të ndryshëm, dokumentarë të shkurtër e artistik dhe shumë shfaqje teatrale, që u realizuan nën regjinë e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme