Policia e Kosovës ka arrestuar një person e që ishte duke u kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pasi ndalimit nga organet e rendit, i dyshuari kishte qenë me një veturë me targa vendore dhe pasi është vërtetuar nga policia se i njëjti është duke u kërkuar, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje, shkruan arbresh.info.
Njoftimin e ka bërë të ditur zyra e Informimit në Pejë, përmes një komunikate të dërguar me shkrim.
“Me datë 28.10.2021 rreth orës 20:15, patrulla e Njësitit Rajonal të komunikacionit rrugor DRP Pejë, ka ndaluar një veturë me targa vendore, pas kontrollimit dhe verifikimit të personit i njëjti rezulton se është i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
I dyshuari është arrestuar dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në qendrën e mbajtjes deri sa të dërgohet para Gjyqtarit në gjykatës kompetente.” /arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...