Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci ka mbajtur konferencën e rregullt për medie.
Pupovci tha se nga 25 tetori të gjitha institucionet arsimore kanë filluar punën me rregull, për çka ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë masat anti-Covid, shkruan arbresh.info
“Nga data 25 tetor të gjitha institucionet edukative arsimore dhe ato të arsimit të lartë kanë filluar me punë të rregullt dhe orar të rregullt.Në 96% është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që kanë nisur me pak vonesë. Me gjithë faktin se masat janë relaksuar shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin arsimor të vazhdojnë me respektimin e masave”.
Tutje Pupovci tha se çështje tjetër e rëndësishme është edhe ndarja e bursave për studentëte nivelit bachelor dhe master.
“Çështja tjetër janë konkurset për bursat, ku kjo ministri kanë ndarë njoftimin që do të japin bursa për të gjithë studentët bachelor dhe master, që do jetë i hapur deri më 3 nëntor. Dhe ndarja e bursave të tjera”.
Gjithashtu Popovci ka treguar se këtë të dielë do të mbyllet konkursi i bursave për gratë dhe vajzat që kanë pasur mundsinë të aplikojnë vetëm nga drejtimet e shkencave të natyrës, inxhinierisë dhe matematikës.
“Po ashtu të dielë mbyllet konkursi që ka të bëjë me vajzat dhe gratë që studiojnë disiplinat stemp, në intituticionet publike të arsimit të lartë, shkencat e natyrës, inxhinierinë, tekonologjine dhe matematiken.”
Pupovci u pyet lidhur me rastin e një ngacmimi seksual në Malishevë, ku tha se ka një sërë arsyesh që të përpilohet kodi etik, duke sqaruar se ngacmimi seksual është rast penal dhe që sanksionohet me ligj.
“Ngacimi seksual është vepër penale sanksionohet edhe me legjislacion i cili apkikohet edhe përtej kodeve etike. Sigurisht do ta kemi nevojën për ta hartuar një kod të tillë etik dhe mendoj që kjo punë do të mund të kryhet gjatë vitit të ardhshëm sepse duhet të bëhet edhe bashkëpunim me shoqatat e mësimdhënësve me sindikatat.” /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...