Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 73 aktakuza kundër 93 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 13 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktim të paraburgimit të 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka bërë dy 2 kërkesa për sekuestrimin e katër 4 telefonave dhe një 1 laptop.
Një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të tre telefonave, për shkak të dyshimit se janë përdorur për t’u kryer vepra penale “Trafikimi me njerëz”.
Një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni dhe një laptopi, për shkak të dyshimit se janë përdorur për t’u kryer vepra penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...