Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me akuzat që i janë bërë se marrja e disa vendimeve për skemat sociale dhe pakot e ringjallje ekonomike po bëhen për fushatë.
Ai në një konferencë për media ku së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kanë prezantuar planin për ndihmë ndaj sektorit të bujqësisë, ka thënë se vendimet i marrin duke u përgatitur për to, e jo në bazë të agjendave politike.
Po ashtu ai ka thënë se ç’do vendim që marrin i bije para një date ose pas një date të caktuar.
“Ne këto vendime që i marrim, i bëjmë duke përgatitur për vendimet, e jo për agjenda politike.Gjithçka që bëjmë do të qëlloj para një date apo pas një date tjetër.Por ky nuk është preokupimi im. Ne qeverisim për ditë, drejtë e mirë, dhe fare nuk ndikohemi prej zhvillimeve të jashtme , por nga përgatitjet dhe vlerësimet e brendshme”, është shprehur Kurti./arbresh.info/
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës