Filmi “Zgjoi” me skenar e regji të Blerta Bashollit, nga 5 nëtori do të shfaqet në kinematë amerikane.
Lajmin e ka bërë të ditur protagonistja kryesore e këtij filmi, aktorja Yllka Gashi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se nga 5 nëntori filmi do të shfaqet në New York dhe 12 nëntor në Los Angeles.
Përveç njoftimit, Gashi tha se kanë nevojë për përkrahje dhe kërkoi nga njerëzit të blejnë bileta online për ta parë në Amerikë.
Postimi i plotë:
“Hive-Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare do të fillojë shfaqjen në kinematë Amerikane nga data 5 Nëntor në Neë York në Film Forum dhe 12 Nëntor në Los Angeles në Laemmle’s Royal Theater.
“Hive-Zgjoi” është kandidat i Kosovës për Oscars 2022 dhe si kurrë më parë Kosova ka gjasa reale që për herë të parë të nominohet e të shpërblehet me çmimin më prestigjioz kinematografik në botë!
Kemi nevojë për përkrahjen tuaj, prandaj bleni biletat online dhe ejani e na takoni në këto data në Amerikë:
5 Nëntor 2021 – Film Forum NYC
FILM FORUM – OPENS NOVEMBER 5TH, 2021
209Ë HOUSTON ST, NEË YORK, NY 1014
BUY TICKETS:
ËËË.FILMFORUM.ORG/FILM/HIVE
12 Nëntor 2021 – Laemmle’s Royal Theater
LAEMMLE’S ROYAL THEATER- OPENS NOVEMBER 12TH.
1523 SANTA MONICA BLVD. ËEST L.A., CA9025
BUY TICKETS:
ËËË.LAEMMLE.COM/FILM/HIVE-0
Për shfaqje të tjera në Amerikë vizitoni faqen
https://zeitgeistfilms.com/film/hive
Për Fahrije Hotin e gratë e veja të Krushës,
Për të pagjeturit e viktimat e luftës,
Për gratë e nënat tona,
Për Kosovën!
Shpërndajeni lajmin mes familjarëve e miqëve dhe hashtag-un e ri #HiveFilmOscars2022
#HiveFilmOscars2022
#HiveFilm
#Hive
#Zgjoi /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?