Google ADS

Zuckerberg publikon ‘selfie’ nga kompania me emrin e ri

09:44 | 29 Tetor 2021
A. B.

Kompania gjigante, Facebook ka njoftuar se emri i ri do të jetë ‘Meta’.

Ndryshimi nuk do të aplikohet në platformat individuale sikurse Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por vetëm në kompaninë amë që i ka në pronësi, shkruan portali arbresh.info

Edhe themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka njoftuar për emrin e ri duke postuar një foto të veten pranë “Meta”.

Metaversi është evolucioni i radhës i lidhjes shoqërore. Vizioni i kompanisë sonë është të ndihmojë në sjelljen e metaverses në jetë, kështu që ne po ndryshojmë emrin tonë për të pasqyruar angazhimin të ardhmen-thuhet në njoftim.

https://about.facebook.com/meta?__cft__[0]=AZUDjq9_fPGf2SBb-XIu4fkfaf1dtEKiGlWEe4rtY1iwsmlPyCe0XHgWUCcxu_zgY2KlzUlL2B8RgNlNey1QjXffc3qBnXEujzVzk2Y3eg5zQfwada5wKGNgoQZ_Id90-rrP3elKGFLjRKg3acSh49WaZG8QibOENeYibxQelEJCQQ&__tn__=H-R

Kujtojmë se, ndryshimi i emrit vjen pas një morie rrëfimesh negative për Facebook-un, të bazuara në dokumentet që janë publikuar nga një ish-punëtore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme