Gjilan: Arrestohet pasi e theri me thikë një person

09:39 | 29 Tetor 2021
Arbresh.info

Një person është arrestuar në Gjilan nga Policia, pasi që e kishte therur me thikë një viktimë mashkull.

Viktima më pas është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, shkruan arbresh.info.

I dyshuari më pas është dërguar në mbajtje.

Ndërsa shkaqet për këtë incident nuk janë bërë të ditura, nga Policia.

“Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan, 28.10.2021 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.“

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme