Me vendim të Qeverisë 36 milionë euro u janë ndarë 330 mijë familjeve përfitues të skemave pensionale e sociale, vendim ky që u konsiderua fushatë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka demantuar lajmet se ndarja e këtyre mjeteve është bërë për fushatë.
Në një prononcim për Ekonomia Online, shefi i ekzekutivit, ka thënë se ky vendim është i duhur, pasi sipas tij, kjo kategori ka dhënë shumë, e ka marrë pak.
“Ne besojmë që e kemi marrë vendimin e duhur që t’i ndihmojmë kësaj kategorie shoqërore që ka kontribuuar shumë, e ka marrë pak”, tha Kurti për EO.
Me vendim të Qeverisë përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.
Kurse përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё përfitojnë dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesës aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesë e masës 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...