Ministria e Punëve të Brendshme pritet që në fillim të muajit dhjetor të nisë procesin e pajises me letërnjoftim për qytetarët e Kosovës.
Kjo ministri që një kohë të gjatë ka pasur probleme për lëshimin e këtij dokumenti, por siç thonë nga ky institucion për arbresh.info në dhjetori do të normalizohet procesi i pajisjes me letërnjoftime.
“Ne shpresojmë që nga fundi i muajit nëntor do të pranojmë furnizimin e radhës dhe do të kemi fillimin e normalizimit të procesit të pajisjes me letërnjoftim që nga muaji dhjetor’, thuhet në përgjigjeje e MPB-së.
Tutje në përgjigjeje e Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet se edhe pse janë furnizuar më parë me material akoma janë duke u ballafaquar me mungesa.
Në mungesë të lëshimit të këtij dokumenti, ministri Seveçla kishte nxjerrë vendim përmes të cilit mundësonte përdorimin e letërnjoftimit, pavarësisht afatit të vlefshmërisë në të gjitha institucionet.
Po ashtu, MPB ka marr vendim që gjithë atyre qytetarë që do të kalojnë përmes Serbisë do tua mundësoj pajisjen me këto dokumente.
“Ashtu siç jeni në dijeni, edhe përkundër furnizimit me një sasi të materialit për letërnjoftim, ne akoma po ballafaqohemi me mungesë të materialit. Në lidhje me këtë ministri i MPB-së, ka nxjerrë vendim, përmes të cilit mundëson përdorimin e letërnjoftimit, pavarësisht afatit të vlefshmërisë, në të gjitha institucionet publike dhe private të Kosovës. Po ashtu Agjencia e Regjistrimit Civil që nga data 5.08.2021 iu mundëson pajisjen me letërnjoftim të Kosovës çdo qytetari që paraqet dëshmi se do të udhëtojë përmes Serbisë, qoftë biletën kthyese ose dëshmi që ka hyrë në Kosovë përmes Serbisë”, thuhet në përgjigjeje e MPB-së, për arbresh.info.
E një mungesë e tillë sipas njohësit të çështjes së sigurisë, Drizan Shala, vjen si shkak i dështimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për tu koordinuar me kompaninë kontraktuese për materialin shpenzues.
“Çështja në lidhje me dokumentacionit në Kosovë është krijuar një situate e cila ka lenë qytetaret qe 3 muaj pa dokumente letërnjoftim si pasoje e mos koordinimit me kompaninë e cila ka fituar të drejtën e importimit të materialit shpenzues për ato dokumente. Pra MPB- në këtë rast ka dështuar në mbarëvajtjen e procesit në ARC-në”, tha Shala.
Kujtojmë që qytetarët e Kosovës, që nga viti 2020 janë duke pasur telashe për tu pajisur me dokumente primare siç është letërnjoftimi ./arbresh.info/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...