Më 28 nëntor do të hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë bëri po ashtu të ditur se një ditë më pas, më 29 nëntor do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit. Njoftimi për këto zhvillime është bërë me ngjyrat kuq e zi, pasi datat përkojnë edhe me festat e nëntorit.
Postimi i Edi Ramës në facebook:
Lajmin për hapjen e Rrugës së Arbrit Rama e bëri të ditur gjatë seancës së sotme plenare. “Në 29 Nëntor do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa, gjitha pjesa tjetër është gati. Jo si në tunelin e Elbasanit, që pasi i ratë daulles bashkë me “llumin” sikur thua ti, jo unë, u deshën kushedi sa para për t’u marrë me rrëshqitjet,” tha ndër të tjera kreu i qeverisë nga foltorja e Parlamentit. /arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...