Tetë të lënduar është bilanci i një aksidenti regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shijak.
Rreth orës 20:00, një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një motor me rimorkio në vendin e njohur si “4 rrugët e Shijakut”.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar 8 shtetas, të cilët ndodheshin në rimorkio në momentin e përplasjes.
Në pamjet e siguruara shihen 2 autoambulancat që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe që bënë të mundur transportimin e të plagosurve për në SRD.
Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit, i identifikuar me inicialet D.K është shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Shijak/Informacion paraprak
Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...