Gazetari i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami pasi u propozua si ambasador i Republikës së Kosovës në Bruksel, i ka dërguar letër mediumit në të cilin punoj disa vite.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka treguar se po largohet me ndjenjën e përmbushjes profesionale, por edhe njerëzore.
Por , sa i përket pozites së ambasadotrit ai ka thënë se nuk mund të flas ende dhe se kjo sipas tij nuk do të ishte diplomatike.
Letra e tij e plotë:
Valon Syla: Kur e pa VV që s’e fitoi asnjë komunë nisi të shpërndajë para poshtë…
Pas 27 vjetësh me KOHËN, rruga më çon në një drejtim të ri
Ishte nder dhe përvojë e jashtëzakonshme të jem gazetar, reporter, redaktor e kryeredaktor i “Kohës Ditore”, si dhe, kohët e fundit, përgjegjës për programin informativ edhe të KTV-së dhe koha.net-it.
Largohem me ndjenjën e përmbushjes profesionale, por edhe njerëzore; bashkë me qindra kolege e kolegë kemi ndërtuar një institucion medial me të cilin mund të krenohet e gjithë Kosova. Kemi ngritur një gjigant të kredibilitetit profesional jo vetëm për Kosovën dhe shqiptarët, por me përmasa rajonale e botërore. Kemi qenë pikë e referencës në kërkimin e së vërtetës për Kosovën dhe rreth saj, që ndiej se ka qenë kontributi ynë në përpjekjen e gjithë popullit për liri, pavarësi dhe demokraci.
Largohem po ashtu me ndjenjën se gjithë këto vite kemi përmbushur pritjet e publikut, të lexuesit e shikuesit tonë, si medium i pavarur dhe profesional, që ndjek standardet rigoroze të paanësisë dhe objektivitetit.
Sigurisht, në raste mund të kemi bërë edhe ndonjë gabim dhe për ato gjithnjë kemi kërkuar falje dhe jemi përpjekur t’i përmirësojmë. Tekefundit, KOHA ka qenë dhe mbetet insistuese për ndërtimin e një ambienti medial që i respekton standardet profesionale dhe etike, gjithnjë me synimin për të informuar qytetarët e Kosovës për proceset relevante dhe të rëndësishme për ta.
Largohem me bindjen e plotë se rrugëtimi që kishim së bashku me KOHËN do të vazhdojë edhe pa mua.
Sigurisht, nuk mund të largohem pa falënderuar të gjithë kolegët, prej viteve ‘90 e deri më sot – janë me qindra dhe zor t’i përmend të gjithë. Ishit ekipi më i mirë i mundshëm, arsyeja pse çdo ditë me ngazëllim të veçantë vija në punë, në fillim për të mësuar profesionin, e dikur edhe për t’i kaluar njohuritë e fituara tek më të rinjtë.
Falënderim i veçantë shkon për ideatorin, themeluesin dhe kryeredaktorin e parë të KOHËS, Vetonin, si dhe për drejtoreshën, Flakën! Ishte një rrugëtim fantastik.
Dhe, natyrshëm, e gjithë kjo punë që kemi bërë nuk do të kishte asnjë peshë po të mos ishin lexuesit dhe shikuesit tanë besnikë, qytetarët e Kosovës, të cilët ishin dhe mbeten argumenti më i madh se Kosova, ky vend i vogël në rajonin e ndërlikuar të Ballkanit, është vend i njerëzve të lirë, që vlerësojnë shtypin e lirë, si një prej shtyllave themelore të demokracisë.
Për fund, por jo për nga rëndësia, falënderoj familjen time, pa mbështetjen e së cilës e gjithë kjo rrugë me KOHËN nuk do të ishte e mundur për mua.
P.S. Sa për rrugën time të mundshme në të ardhmen, për të cilën media të ndryshme sot edhe raportuan, nuk mund të flas ende. Nuk do të ishte diplomatike!
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...