Zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi ka përcjellë nga afër ushtrimin ndërkombëtar në Slloveni, transmeton arbresh.info.
Sot në Republikën e Sllovenisë është realizuar dita e vizitorëve ( DV Day) në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” ku Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në mesin e 20 shteteve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Pjesë e kësaj ngjarje ishte sot edhe zëvendëskomandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi, ku në kuadër të vizitës u takua me ushtarakët e shumë vendeve partnere, të cilët vlerësuan lartë pjesëtarët e FSK-së për angazhimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave së bashku me vendet pjesëmarrëse.
Gjatë kësaj vizite gjeneral Cikaqi takoi ushtarakët e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët i përgëzoj për suksesin e treguar gjatë këtij ushtrimi.
Gjeneral Cikaqi ka falënderuar Forcat e Armatosura të Sllovenisë për mundësinë e pjesëmarrjes së FSK-së në këtë ushtrim dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...