Google ADS

Astrit Selmani rikthehet në stërvitje te skuadra suedeze Hammarby

14:46 | 28 Tetor 2021
Arbresh.info

Klubi suedez Hammarby ka bërë me dije që sulmuesi Astrit Selmani është rikthyer në stërvitje.

Kosovari pasi kishte shqyer vetullën në ndeshjen e fundit, ku ka rënë në tokë pa ndjenja dhe ishte dërguar më urgjencë në spital, u largua për një kohë.

Ndërsa tani Hammbary përmes një komunikate zyrtare konfirmoi që Selmani ëshë rikthyer në stërvitje.

“Pas disa ditëve pushim, Astrit është në këmbë sërish. Sipas rrethanave, është mirë pas goditjes së trurit, por deri tani bëhet fjalë për përshpejtim të ngadaltë”, shkruhet në komunikatë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme