“Medicane” ngjall frikë në Itali.
Cikloni që gjunjëzoi provincën e Katanias, duke shkaktuar tri viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale që duhet të vlerësohen, po transformohet në uragan, shkruan Washington Post transmeton arbresh.info
Sipas parashikimeve të ekspertëve italianë, pikun do ta arrijë gjatë të premtes në zonën e Katanias dhe më pas do të zhvendoset me shpejtësi drejt Kalabrisë. Cikloni që preku tokën disa ditë më parë, shkaktoi përmbytje të mëdha në zonë, duke kthyer rrugët në lumenj.
Ekspertët theksuan se janë regjistruar reshje të mëdha shiu në disa orë, të cilat parashikoheshin të binin brenda një viti.
Ndërkohë, Prefektura e Katanias kërkoi dhe ndërhyrjen e ushtrisë italiane në mbështetje të qytetarëve të dëmtuar. Kësaj thirrjeje i është përgjigjur menjëherë Ministria e Mbrojtjes, që ka dërguar trupa dhe mjete në zonë për të pastruar rrugët dhe banesat nga mbetjet që erdhën si pasojë e vërshimeve të ujit. / arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...