Për të pasur mbështetjen tonë pakica bullgare duhet të përfshihet në Kushtetutën e Maqedonisë, tha ish-kryeministri bullgar dhe lideri i GERB-it, Bojko Borisov, në një takim me përfaqësues të organizatave bullgare në Maqedoni.
“Maqedonia e Veriut nuk ka mik më të ngushtë se Bullgarinë. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të përmirësuar marrëdhënien tonë. E gjithë bota demokratike qesh me diplomacinë tonë të keqe. Për ne është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE”, shtoi ai.
Siç postoi Borisov në profilin e tij në Facebook, “përfaqësuesit e pakicës bullgare në Maqedoninë veriore” iu ankuan se ndiheshin si fantazma sepse “presidenti dhe kryeministri i Maqedonisë veriore i trajtojnë ata sikur të mos ekzistojnë”.
“U thashë se garantoj me emrin tim se nuk do të kemi bisedime me Maqedoninë e Veriut derisa pakica bullgare të përfshihet si e tillë në Kushtetutë. Ata e dinë se mbështetja jonë si qeveri apo opozitë për ta varet nga njohja e minoritetit bullgar. E kuptova menjëherë se me Edi Ramën, të njëjtën gjë e pres edhe nga Zoran Zaev. “Për Bullgarinë është jashtëzakonisht e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian”, tha Borisov në një deklaratë.
Borisov thotë se është i bindur se problemet mes dy vendeve nuk janë të pazgjidhshme, përderisa ka vullnet nga të dyja palët dhe u tha përfaqësuesve të organizatave bullgare në Maqedoni se ato janë ura e miqësisë./alsat.mk/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...